Report TV - Zv kryeminsitri Maqedonas: Kemi shtuar kontrollet, BE në samit

Report TV 2016-03-07

Views 0

Liderët europian dhe ata të Turqisë janë mbledhur këtë të hënë në një samit emergjence në Bruksel për të diskutuar lidhur me krizën e refugjatëve e cilësuar si më e rënda që nga Lufta e dytë Botërore. Bashkimi Europian synon të frenojë rrjedhjen e emigrantëve dhe të gjejë rrugëzgjidhje. Bisedimet kryesore do të përfshijnë mbylljen e rrugës së veriut nga Ballkani.

Ndërkohë më herët në një prononcim për Report zv kryeministër i Maqedonisë Fatmir Besimi tha se Maqedonia është në pritje të vendimeve në Bruksel
"Ajo që mund të them është që tani Maqedonia është në pritje të vendimeve në Bruksel me qëllim që të mundet që refugjatët të kalojnë në rrugën në të cilën është përcaktuar dhe me qëllim që të ketë një trajtim sa më të përshtatshëm sipas të gjitha standarteve ndërkombëtare. "-tha Besimi

Kufinjë nuk janë mbyllur nga Maqedonia tha Besimi por ka kntroll si për hyrjet ashtu edhe për daljet

Pritet që refugjatët të cilët kalojnë në Maqedoni do të vazhdojnë rrugën për më tutje. Kufijtë nuk janë të mbyllura nga Maqedonia por kontrolli është që aq sa janë hyrjet në Maqedoni aq janë dhe daljet. Përveç autoriteteve të Maqedonisë situatën po e monitoron dhe misionet ndërkombëtare të huaja. Një kategori e cila është kthyer është një kategori .

Pritet që BE-ja do të shtyjë Turqinë qe të marrë përsipër emigrantët ekonomikë dhe ka premtuar se do t?i jape Ankarasë rreth 3 miliardë euro.

Nga ana tjetër Greqia pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin e saj me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ku mbi 12.000 emigrantë janë bllokuar për të vazhduar rrugëtimin e tyre.

Rreth një milion njerëz kanë arritur në Europë përmes rrugëve ilegale. Ata përpiqen të largohen nga trazirat ekonomike dhe politike në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe në Azia.

Ndërkohë kreu i këshillit të Bashkimit Europian Donald Tusk është shprehur optimist për gjetjen e një konsensusi për krizën e refugjatëve.

Share This Video


Download

  
Report form