Zv/kryeministri maqedonas Osmani viziton Serbine

RTV KLAN 2018-05-10

Views 0

Bujar Osmani, është njeriu i dytë i Maqedonisë që viziton Beogradin pas shumë kohësh tensione.

Kirurgu shkupjan që ka marrë rol të rëndësishëm në negociatat për emrin e Maqedonisë beson se terapia për diagnozën e konflikteve të Ballkanit është veprimi i përbashkët për ta bindur Evropën.

Në kryeqytetin serb ka arritur me punë për ta takuar homologen e tij serbe si zëvendëskryeministër dhe ministër për Integrim.

Në pritje të strategjisë së BE-së për Ballkanin thotë se ky vit është çelësi që nuk do të vijë sërish. Për Shkupin dyert i hap emri. Për shqiptarët thotë se është e rëndësishme që emri të pasqyrojë edhe përbërjen demografike të shtetit shumëetnik që përgjigjen e ka me Athinën.

Osmani beson se ligji për gjuhën nuk ka alternativë. Maqedonasit përfitojnë besnikëri nga shqiptarët nëse trajtohen si të barabartë.

Share This Video


Download

  
Report form