Report TV - Pensioni për emigrantët, ja sa ndryshon dhe si do të llogaritet

Report TV 2016-03-05

Views 6

TIRANË - Me rishikimet në legjislacionin shqiptar për sigurimet shoqërore, ndryshoi dhe mënyra e llogaritjes së pensionit, ku si bazë për llogaritjen e tij nuk është më pensioni bazë (pensioni minimal), por pensioni social. Në kushtet e mungesës së një marrëveshjeje dypalëshe në fushën e sigurimeve shoqërore, me të cilën do të ishte mundësia për njohjen dhe bashkimin e periudhave kontributive, sidomos në dy shtetet fqinje, Itali dhe Greqi, ku numri i emigrantëve shqiptarë është shumë i madh, secili nga këto shtete vepron sipas legjislacionit respektiv. Vjetërsia kontributive për emigrantët shqiptarë përbëhet nga vjetërsia që kanë në Shqipëri dhe vjetërsia kontributive në vendet ku janë rezidentë.

Duke pasur parasysh ndryshimet ligjore, një pjesë e madhe e emigrantëve dhe qytetarëve që kanë plotësuar moshën për pension, apo janë në prag të kësaj moshe, nuk e kanë të qartë se cilat janë kushtet për përfitimin e pensionit në Shqipëri dhe konkretisht cila është baza dhe mënyra e llogaritjes së pensionit.Për sa i përket pensionit të pleqërisë në Shqipëri, sipas legjislacionit shqiptar, ai tani përcaktohet si më poshtë:

?Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji?.
?Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92 kur:
a) kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92;
b) nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar. Nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë të rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim.

Share This Video


Download

  
Report form