Policia e Shtetit do të verifikojë në terren të gjithë pasuritë e personave që dyshohet se kanë ardhur nga pjesëmarrja në grupe kriminale.
Burime nga Policia e Shtetit sqaruan për Report TV se në sitën e kontrolleve janë vilat, apartamentet, bizneset dhe makinat e çdo personi që ka të dhëna se ka qenë të përfshirë në trafik droge, prostitucion, apo krime të tjera.
Kjo është e njëjta metodologji që ndjek Guardia di Financa në Itali në luftë me krimin e organizuar.
Të dyshuarve do t?ju shkohet në shtëpi dhe do të pyeten se si kanë arritur të ndërtojnë vila luksoze, si kanë ngritur bizneset dhe ku i kanë gjetur të ardhurat për të blerë makina që kushtojnë më shumë se 50 mijë euro.
Vlerat e këtyre pasurive, Policia do ti krahasojë me çmimet e tregut. Menjëherë sapo të krijohet dyshimi se këto pasuri kanë si burim të ardhurat nga krimi, atëherë do të bëhet sekuestrimi paraprak, ndërkohë që dosjet i çohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetim.