Report TV - Rama inspekton Lungomaren dhe shkollën artistike “Rilindja”

Report TV 2016-03-05

Views 0

Në dy vjet, nga programi i qeverisë, përmes Ministrisë së Arsimit, Vlora ka përfituar 12 herë më shumë investime për rehabilitimin e infrastrukturës shkollore. Në periudhën 2014-2015, për Qarkun e Vlorës është investuar për ndërtimin dhe rikonstruksionin e 10 objekteve shkollore, me vlerë totale mbi 515 milionë lekë, kundrejt vetëm 43 milionë lekë në periudhën 2012-2013.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, vizitoi sot një nga shkollat që ka përfituar nga ky program, shkolla artistike ?Rilindja?, ku me një investim prej mbi 60 milionë lekë janë rikonstruktuar ambientet e brendshme dhe terreneve sportive. 21 klasa mësimore, biblioteka, palestër dhe terrene të jashtme sportive do të ofrojnë kushte krejtësisht ndryshe të mësimdhënës për 825 nxënësit e kësaj shkolle.

Share This Video


Download

  
Report form