Gramshi është një tjetër qytet, të cilit Rilindja Urbanë i ka ndryshuar krejtësisht pamjen. Investimi prej rreth 40 milionë lekë ka fshirë gjurmët e degradimit urban të qytetit.
Kryeministri i vendit teksa ka inspektuar punën e bërë ka thënë se programi i Rilindjes Urbane është një program me impakt jo vetëm urban, por edhe social dhe ekonomik. Ky program, nënvizoi Kryeministri, kultivon edhe dëshirën e njerëzve për të vazhduar të investojnë në bizneset e tyre.