Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Policcan ku pa nga afër kantierin e hapur për ndërtimin e ujësjellësit, i cili do të furnizojë me ujë 10 mijë qytetarët e Poliçanit, por edhe të fshatrave dhe shkollën e rikonstruktuar falë investimit prej afro 54 milionë lekësh nga buxheti i shtetit. Kryeministri shoqërohej nga kryetari i Bashksë së Policcanit, Adriatik Zotkaj.
?Që nga viti 1966 kur është ndërtuar qyteti, së bashku me ujësjellësin e Poliçanit nuk ka patur investim. Me një investim prej 80 milionë lekësh të reja ne do të bëjmë të mundur furnizimin e 10 mijë banorëve, duke e zgjidhur përfundimisht këtë problem, duke e furnizuar me ujë 24 orë, duke e përmirësuar cilësinë e shërbimit, por duke nxjerrë edhe ujësjellësat nga humbja. Rreth këtij segmenti prej 10 km marrin ujë edhe të gjithë fshatrat që janë ngjitur me Beratin. Me këtë investim, ne mbyllim të gjithë gangrenën e madhe që ka qënë edhe kërkesa kryesore për sa iu përket investimeve në qytetin e Poliçanit. Falë këtij premtimi të përmbushur u bë e mundur që qytetarët tanë të kenë ujë 24 orë,? u shpreh Zotkaj.