Report TV - Durrës, atentat pranë ujësjellësit 2 të plagosur, në kërkim autorët

Report TV 2016-03-01

Views 1

Një atentat me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte pranë ujësjellësit të Durrësit në lagjen numër 17. Dy persona kanë mbetur të plagosur një prej të cilëve ende i paidentifikuar në gjendje të rëndë në Reanimacionin e qytetit.

B.K 34 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që tjetri është ende i paidentifikuar. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta, konflikt në të cilin mendohen të jenë përfshirë më shumë se dy persona.

Policia po punon për të zbardhur detajet e këtij krimi ndërkohë që në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cilo po punon për zbardhjen e saj. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur janë ngritur disa pika kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Video


Download

  
Report form