Report TV - Dëgjohet apeli për taksat e larta, Veliaj thërret në takim biznesin

Report TV 2016-02-28

Views 0

TIRANE - Biznesi i vogël dhe i mesëm protestoi për dy orë para Bashkisë së Tiranës kundër rritjes së taksave vendore, ku përfaqësues njëri pas tjetrit kërkuan daljen e kryebashkiakut Veliaj në mesin e tyre për t'i dhënë zgjidhje shqetësimeve të tregtarëve. Apeli është dëgjuar dhe gjatë tubimit paqësor erdhi lajmi se kryetari i Bashkisë thirri në takim një përfaqësi të protestuesve, për në orën 18:00. Me këtë njoftim të bërë publik para tyre nga Besjan Pesha, protestuesit u shpërndanë, për të ardhur sërish pasdite të gjithë bashkë para Bashkisë së Tiranës.

Biznesi i vogël dhe tregtarë të kryeqytetit u ngritën sërish në protestë këtë të shtunë kundër vendimit të Bashkisë së Tiranës për 10-fishimin e taksave. Një ndër to është edhe taksa për hapësirat publike që zënë këto biznese, siç është taksa për tavolinat e lokaleve, e cila nga 150 lekë per m2 ne muaj është bërë 1500 lekë për m2 qe zene tavolinat.

Sërish të shumtë në numër, përfaqësuesit e biznesit të vogël u mblodhën para Bashkisë ku ju drejtohen me thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj për të tërhequr vendimin dhe për të kthyer sërish taksat në normalitetet pasi bizneset e tyre rrezikojnë të shkojnë drejt falimentimit. Protestuesit kërcënuan se do të qëndronin para bashkisë, deri në momentin që kryetari Erion Veliaj të dilte para tyre për t'i dhënë përgjigje shqetësimeve të tyre, edhe nëse do duhej të kalonin natën aty.

"Ditë për ditë e natë për natë këtu do rrimë ne nuk lëvizim sot derisa Veliaj të vijë. Tërë natën do rrimë këtu, këtu do ta gdhijmë. Shpirti i protestës duhet të jetë i fuqishëm", - u shprehën protestuesit.

Në këtë moment erdhi dhe lajmi se kryebashkiaku Veliaj kishte thirru në takim një përfaqësi të biznesit në orën 18:00.

"Ka pasur një komunikim me kryetarin e bashkisë i cili ka ftuar një përfaqësi tonën në orën 18:00 për të negociuar për këtë çështje. E mira është që në orën 18:00 siç jemi të jemi prapë këtu. Kjo nuk do të thotë që kjo çështje u zgjidh se do të varet nga negociatat", - tha Besjan Pesha.

Biznesmeni Nikollaq Neranxi ju bashkua protestës pas një takimi që kishte pasur me sipërmarrës "VIP", ku tha se ka marrë mbështetjen e biznesit të madh e që shumë shpejt do të bëhen edhe ata pjesë e protestës.

Share This Video


Download

  
Report form