Report TV - Ekskluzive/ Taksat, ndryshon tavani i xhiros për biznesin e vogël

Report TV 2018-05-15

Views 3

Qeveria po përgatit një draft ?elektoral? për të zbutur marëdhëniet e acaruara me biznesin e vogël. Kohët e fundit këto marrëdhënie janë cenuar nga mospranimi i uljes së pragut të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, që hapte dyert për futjen e 20-30 mijë bizneseve të tjera të vogla në skemën e TVSH-së. Në ditët e para të hyrjes në fuqi të këtij rregulli të ri, madje, pati edhe organizime të protestave spontane nga disa biznese të vegjël, të nxitur nga opozita politike, të cilët ulën qepenat. Por këto protesta përfunduan shpejt.

Ndërkohë, mësohet se, pa hequr dorë nga ky vendim mbi TVSH-në, që, sipas qeverisë, ka të bëjë me formalizimin e ekonomisë dhe kontrollin më të mirë të transaksioneve dhe taksave të të mëdhenjve, tani është bërë gati nga administrata e Financave dhe Ekonomisë një tjetër draft, sipas të cilit preket një tjetër taksë: tatim fitimi i ndërmarrjes. Deri tani, të gjitha bizneset që realizonin mbi 8 milionë lekë në vit xhiro, konsiderohen si biznes i madh dhe hyjnë në fashën e pagesës së një tatimfitimi në masën 15 për qind.

Kjo fashë është një nga taksat që u rritën nga qeveria Rama 1, pasi në kohën e Ekzekutivit Berisha shifra ishte 10 për qind, në kuadër të taksës së sheshtë. Ndërkohë, bizneset me xhiro deri në 2 milionë lekë nuk paguajnë tatimfitimi, por një taksë të thjeshtuar. Kurse nga 2 milionë deri në 8 milionë, tatimfitimi i nënshtrohet një taksimi tjetër: 5 për qind.

Tanimë duket se kufiri i xhiros do të rritet jo pak ? në masën 75 për qind ? për të future edhe një numër ndërmarrjesh të vogla në tatimfitimin 5 për qind, duke u hequr atyre detyrimin për t?u taksuar me 15 për qind të fitimit në kuadër të tatimfitimit. E thënë me fjalë të tjera, kufiri që do të ndajë biznesin e vogël nga ai i madh do të jetë tanimë 140 milionë lekë xhiro në vit dhe jo 8 milionë, si ka qenë deri tani.

Share This Video


Download

  
Report form