Report TV - Disa të papërgjegjshëm në Kukës rrezikojnë shëndetin e banorëve...pa arsye!

Report TV 2016-02-24

Views 0

Në qytetin e Kukësit, djegia e kontenierëve të mbeturinave po bëhet problem mjaft shqetësues për komunitetin duke i rrezikuar ato nga sëmundjet kancerogjene, ndërsa qarkullimi nëpër rrugë është i vështirë për shkak të tymit por edhe ndotjes.

Persona të papërgjegjshëm i vënë flakën mbeturinave duke bërë që tymi dhe aroma kundërmuese të përhapet ngado. Qytetarët, kanë kërkuar që të ndërhyhet nga organet kompetente për eliminimin e këtij problemi.

Përveç ndotjes së ambientit, djegia e mbeturinave ka shkaktuar edhe nxjerrjen jashtë përdorimit të kontenierëve.

Bashkia vitin e kaluar u detyrua të vendos kontenierë të rinj për të plotësuar nevojat e qytetit, por sërish ato janë dëmtuar nga zjarrëvëniet e qëllimshme.

Share This Video


Download

  
Report form