Kukës, Gryka e Vanave rrezikon jetën e banorëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
12 mijë banorë të tre komunave Zapod, Topojan dhe Shishtavec në Grykën e Vanave udhëtojnë përditë nga fshatrat e tyre për në Kukës, mes frikës dhe rrezikut në çdo moment nga rruga e keqe dhe jashtë çdo lloj standardi. Në këtë segment, pak ditë më parë, ndodhi aksidenti tragjik që u mori jetën 6 udhëtarëve dhe plagosi 7 të tjerë. Rrugës së vështirë i shtohen dhe automjetet e amortizuara të transportit dhe shpesh jashtë kushteve teknike. Ndërhyrja në sistemimin dhe asfaltimin e rrugës bëhet më emergjente tani në stinën e dimrit, ku fshatrat izolohen nga dimri dhe të ftohtit. Kjo zonë e njohur për prodhimin e patates në 6 muajt e vitit thuajse është e izoluar. Terreni i vështirë e malor e vështirëson dhe më shumë jetesën e banorëve. Për pushtetin vendor kërkesë e vazhdueshme dhe primare ka qenë dhe mbetet kërkesa për asfaltimin e rrugës. Duke parë vështirësitë e banorëve, por dhe pasuritë e mëdha të zonës, që stimulojnë zhvillimin e turizmit malor dhe dimëror, ish- kryeministri Berisha inauguroi fillimin e punimeve në gusht 2007, një investim 18 milionë dollarë, ndërsa afati i përfundimit të punimeve ishte viti 2009. Deri tani kanë përfunduar dy lote, më të lehtat e rrugës, ndërkohë që pritet asfaltimi dhe i 15 km deri në qendrën e komunës Shishtavec.

Share This Video


Download

  
Report form