http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim 4 persona të gjithë të akuzuar si përgjegjës në vrasjen e Enton Nikajt, të ndodhur në nëntor të një viti më parë në një lokal në Linzë të Dajtit. Sipas organit të akuzës Emiljano Tasho, Ervis Martinaj, Bujar Hasani dhe ish-efektivi Mirsad Kucana akuzohen për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, si dhe plagosjen e njërit prej pronarëve të lokalit ku ndodhi krimi. Nga hetimet e Prokurorisë u provua se Martinaj, Tasho, Hasani dhe Kuçana janë përplasur fillimisht fizikisht me Enton Nikaj dhe Ismet Gaxherrin në parkingun e lokalit. Gjatë konfliktit, disa prej agresorëve nxorën pistoletat dhe në përleshje e sipër u qëllua për vdekje Nikaj. Pas rindërtimit të dinamikës së ngjarjes rezultoi se plumbi që i mori jetën Enton Nikajt u qëllua nga arma e Emiljano Tashos. Krahas vrasjes, mbi të riun rëndon akuza e vjedhjes me dhunë e një lokali bastesh në shtator të 2015, ku nën kërcënimin e pistoletës mori 220 mijë lekë. Për këtë ngjarje Prokuroria arrestoi dhe mikun e Tashos, Erjon Biraci, i cili e ndihmoi t?i shpëtonte policisë.