Hetimet për vrasjen e biznesmenit të ndërtimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-21

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Durrësit ka zbardhur detaje të reja mbi ekzekutimin e biznesmenit Shpëtim Shala pasditen e së dielës në Durrës. Nga hetimet mësohet se 39-vjeçari është qëlluar me 6 plumba automatiku Skorpion me silenciator. Pas autopsisë mjekoligjore rezultoi se viktima kishte plagë në kokë e pjesën e sipërme të trupit. Pasi ka rindërtuar skenën e krimit, policia dyshon se bëhet fjalë për vrasës profesioniste. Në vendin e ngjarjes u gjetën 5 gëzhoja që i përkasin një arme të vogël automatike. Pasditen e të dielës dhe këtë të hënë, u shoqëruan e u morën në pyetje 26 persona. Hetuesit po punojnë në tre pista: Hakmarrja, Konkurrenca si dhe Aktivitetet e borxhet e mundshme. Shpetim Shala nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi ka patur me herët edhe problem me drejtësinë. Ai rezulton i shoqëruar disa herë për ngjarje të ndryshme kriminale në Durrës, por asnjëherë përfshirja e tij direkte nuk është vërtetuar, çka ka sjellë lënien e tij të lirë. Shala ishte biznesmen në fushën e ndërtimit. Në pronësi të tij janë edhe disa bare, lokale dhe bilardo.

Share This Video


Download

  
Report form