Kosovë, opozita ultimatum qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-20

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka dhjete dite kohe për te dhënë dorëheqjen dhe per te shpallur zgjedhjet e parakohshme, përndryshe vendi do te përballet me nje vale protestash te pandalshme. Ky ishte ultimatum i lëshuar nga liderët e tre partive kryesore opozitare në Kosovë, Haradinaj i AAK-së, Limaj i Nismës dhe Ymeri i Vetëvendosjes në tubimin paqësor me moton ?për shtet me sovranitet? të mbajtur në Prishtinë ditën e 8 vjetorit të pavarësisë. Partitë opozitare pritet te mbajnë nje tjetër proteste ditën e premte, kur do te zhvillohet seanca e kuvendit, ne te cilën mund te shqyrtohet dhe kandidatura e Hashim Thaçit, si president i vendit. Tubimi, i cili monitorohej nga forca të shumta policie, nisi në orën 14 nga Biblioteka Kombëtare për t?u finalizuar në sheshin përballë selisë së qeverisë. Sipas opozitës në këtë protestë morën pjesë 100 mijë persona, ndërsa sipas policisë, në shesh ishin 15 mijë vetë. Ata mbanin në duar flamuj kuq e zi si dhe parulla me mbishkrimin ?per shtet me sovranitet? dhe ?poshtë Zajednica?.

Share This Video


Download

  
Report form