Report TV - Ministrat e rinj,Manjani:Nishani është në kohën e tij kushtetuese

Report TV 2016-02-19

Views 0

TIRANË - Kreu i shtetit Bujar Nishani ka kohë deri më 23 shkurt për të dekretuar emërimet e dy ministrave të rinj, Arben Ahmetaj në krye të Financave dhe Milva Ekonomin tek Ekonomia. Sipas Kushtetutës, Presidentit i përcaktohet një afat 7 ditor për të dekretuar propozimet e kryeministrit Edi Rama për shkarkim apo emërim të ministrave, nderkohe qe ndryshimet ne kabinetin qeveritar ndodhen ne 16 shkurt.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha ne emisionin "45 minuta" ne Report TV se nuk është koha për të folur për një mos dekretim nga ana e Presidentit Nishanin, përderisa ai është brenda afatit kushtetues për të firmosur emërimet e ministrave. Kushtetuta është e qartë - thotë Manjani.

"Nuk ka një mosdekretim, nuk besoj që duhet të nxitohemi. Ka një ushtrim të përgjegjësive kushtetuese nga ana e presidentit dhe kryeministrit që ka detyrë substanciale të merret me qeverisjen dhe përbërjen e kabinetit. Nuk bëj dot zëdhënësin e presidentit as të propozimit as të mos dekretimit. Në bazë të kushtetutës propozimi i kryeministrit i dërgohet presidentit për të dekretuar dhe presidenti brenda 7 ditësh është i detyruar të nxjerrë një dekret. Nuk e kam mundësinë të bëj interpretime të lira juridike, sepse informacioni zyrtar është që brenda 7 ditësh presidenti duhet të dekretojë propozimet e kryeministrit. Kushtetuta është shumë e qartë dhe nuk kemi çfarë t'i shtojmë", tha Manjani.

Pikëpyetjet e një ngërçi mes institucionit të presidencës dhe kreut të qeverisë, lindën pasi Nishani dekretoi dy ditë më parë shkarkimin e ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe të Ahmetaj nga ministria e Ekonomisë që ai drejtoi në 2 vjet e gjysmë, por la të pa dekretuar propozimin e shefit të mazhorancës për emërimin e Ahmetajt në vendin e kolegut të tij, dhe të zv.ministres së Shëndetësisë tek dikasteri i Ekonomisë.

Ministri i Drejtësisë tha se një përplasje mes kreut të shtetit dhe kryeministrit duket se nisi edhe pas vizitës në Tiranë të sekretarit amerikan të shtetit John Kerry, një përplasje protokollare sa i përket pritjes të Nishani i bëri kryediplomatit në shkallët e avionit në Rinas. Megjithatë, Manjani nuk komentoi gjatë rreth kësaj çështje, pasi vet ai e konsideron veten përfitues nga kjo vizitë në të cilën i ishte rezervuar pjesëmarrja gjatë takimit të Kerryt me kryeministrin dhe disa ministra të kabinetit qeveritar.

Share This Video


Download

  
Report form