Report TV - Konfirmohet maxhoranca PS- LSI, votohen 4 ministrat e rinj

Report TV 2017-07-04

Views 1

TIRANE-Mazhoranca ka miratuar me votat e PS-LSI ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Kuvendi votoi fillimisht shkarkimin e Saimir Tahirit dhe emërimin e Fatmir Xhafajt ministër të Brendshëm. Dekreti për Xhafajn mori 76 vota. Ndërsa më e votuara ka qenë ministrja e re e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me 79 vota.

Dekretet e Presidentit të Republikës u miratuan me votat e mazhoranës, ndërsa gjatë seancës nuk ka marrë pjesë kryetari i Kuvendit dhe LSI, Ilir Meta. Në votim nuk morën pjesë gjithashtu as deputetët Monika Kryemadhi, Ylli Shehu, Silva Caka nga LSI si dhe Mesila Doda e PDIU.

?Pikërisht kjo forcë politike paralajmëroi më herët se nuk do të votonte ndryshimet në qeveri, por përpara nisjes së votimit, në Kuvend kanë mbërritur Shpëtim Idrizi, Omer Mamo, Tahir Muhedini dhe Aqif Rakipi.

Votimi i dekreteve të Presidentit

-shkarkohet me 78 vota pro Ilir Beqja nga ministër i Shëndetësisë
-shkarkohet me 75 vota pro Saimir Tahiri nga ministër i Brendshëm
-shkarkohet me 76 vota pro Blendi Klosi nga ministër i Punës
-shkarkohet me 78 vota pro Bledi Çuçi nga ministër i Pushtetit Vendor

-emërohet me 79 vota pro Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë
-emërohet me 76 vota pro Fatmir Xhafaj ministër i Brendshëm
-emërohet me 76 vota pro Olta Xhaçka ministre e Punës
-emërohet me 76 vota pro Eduart Shalësi ministër i Pushtetit Vendor

Share This Video


Download

  
Report form