Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka konsideruar procesin e zgjedhjeve në katër qarqet fier, Elbasan, Korçë e Berat si një proces transparent e demokratik.
Duke folur në selinë e PS-së, Balla ka shtuar se në këto votime kanë marrë pjesë më shumë se 725 e anëtarëve, ndërkohë që nga 337 delegatë 146 janë gra e vajza dhe 1/3 e tyre janë të rinj e të reja.
Ai ka shtuar se këtë fundjavë do të kenë mundësi për të votuar anëtarësia e Dibrës dhe Lezhës, ndërkohë që pas mbarimit edhe të qarqeve të tjera në fundjavën e fundit të këtij muaji, do të mbahet edhe Kongresi që është përcaktuar më 19 mars.