A1 Report - Armët kimike në Shqipëri, Meta: Do vendoset në proces transparent

Report TV 2015-08-21

Views 2

Kryeministri Edi Rama Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu, kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe ministrja e Mbrojtjes u takuan sot në ambientet e hotel "Sheraton". Takimi informal për të cilën nuk ishte informuar media është zhvilluar për gati 1 orë, dhe nisi rreth orës 12:00 të mesditës së sotme.

Pas takimit vetëm Meta ka pranuar të flasë për gazetarët ndërkohë që kryeministri Rama ka larguar mikrofonin.

Meta tha se "takimi ishte informal për të rënët britanikë". I pyetur nëse është folur për armët kimike Meta tha se Shqipëria do të marrë përgjegjësinë e vet në këtë proces dhe siguroi se të gjithë vendimet do të bëhen transparente.

" Ka qene nje bisedë informale, shoqërore mbas një aktiviteti të përbashkët në kujtim të të rënëve britanikë. Përsa i takon çështjeve të kapaciteteve tona, unë i qëndroj deklarimit që kam bërë që Shqipëria do të marrë gjithë ato përgjegjësi që mbajnë supet e saj ndërsa kjo është një çështjë tjetër. Më duhët t'ju them që Shqipëria ka marrë, do të marrë gjithë përgjegjësitë që ajo është në gjendje të mbajë dhe padyshim që gjithçka do të diskutohet dhe do të vendoset në një proces tepër transparent, nuk ka asnjë arsye për të paragjykuar këtë proces."

Share This Video


Download

  
Report form