TIRANË - Një mijë muxhahedinë kanë mbërritur në vendin tonë prej vitit 2013, ndërsa për një periudhë të papërcaktuar, pritet që Shqipëria të strehojë edhe 2 mijë anëtarë të opozitës iraniane. Kjo e dhënë bëhet publike për VOA nga një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.
...
Edhe pse publikisht nuk u fol në asnjë fjalë për muxhahedinët, sekretari amerikan i Shtetit në takimet që pati jashtë syrit të medias me kryeministrin Edi Rama, e ka falenderuar atë për strehimin e anëtarëve të opozitës iraniane në vendin tonë, pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë në disa kampe në Irak.
Në një shkrim mbi këtë çështje, Zëri i Amerikës i referohet kësaj të dhënë duke cituar një zyrtar të lartë të departamentit Amerikan të Shtetit.
Ai thotë se gjatë dy viteve të fundit, pra nga 2013-a e deri më tani, në vendin tonë janë strehuar rreth 1 mijë muxhahedinë iraniane, por shton se është rënë dakord për të zhvendosur në Shqipëri edhe 2 mijë të tjerë.
Zyrtari i lartë i DASH sqaron edhe arsyen pse nuk u fol publikisht mbi strehimin e muxhahedinëve. Ai thotë se gjatë vizitës të së dielës, ishte rënë dakord që Kerry të mos fliste në publik për zhvendosjen e tyre, për shkak se kjo temë është ende shumë sensitive.
Gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp që pati pas takimit në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, shefi i diplomacisë amerikane John Kerry foli për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe thellimin e mëtejshëm të tyre. Edhe pse ne menyre jo te drejtperdrejt, Kerry la te nenkuptuar se ky bashkepunim i ngushte mund te thote qe Shqiperia te mireprese muxhahedinet si ndihme e ofruar nga vendi yne ne luften kunder terrorizmit.
Edhe gjatë seancës parlamentare të së enjtes së kaluar në Kuvendin shqiptar, u fol për muxhahedinët ku ish-kryeministri Berisha i kërkoi Qeverisë t?i premtonte Sekretarit Kerry se do të pranojmë të strehojmë muxhahedinët e mbetur, çka nuk u kundërshtua as nga kreu i qeverisë.