Report TV - Berisha: Rama do shkarkonte 6 ministra por ja pse nuk e bëri

Report TV 2017-07-04

Views 0

Ish- kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës përballë protestuesve ka vënë theksin edhe një herë për largimin e Edi Ramës si kryeministër, pasi sipas tij ai është i varur nga krimi.

Berisha ka hedhur akuza të forta ku u shpreh se minstrat kanë një video të Ramës në hotelin e Kelmend Balilit, të cilësuar si Eskobar i Ballkanit". Kjo për ish- kryeministrin ka qenë arsyeja se përse Rama nuk zbatoi planin e tij për të shkarkuar gjashtë ministra dhe jo katër.

?Edi Rama bën mirë që të ikësh, deshe të heqësh 6 ministra por kur të nxorën videon kur ti je duke bërë orgji në hotelin , hoqe dorë?, tha Berisha.

Me një gjuhë të ashpër dhe aspak të hijshme për një ish- kryeministër, Berisha e ka quajtuar Kodhelin "Madamë striptizën" duke iu referuar lajmit nga mediat greke e cila shkroi se ajo kishte qenë kërcimtare në një klub nate në Greqi. Ai tha se Mimi Kodheli dhe Lindita Nikolla ishin në listën e ministrave që Rama kishte planifikuar t'i shkarkonte.

?Nikolla fsheh një vjedhje monstruoze, shndërrimin e parave në vilë milionësh. Madamë striptizën, një turp më të madh mbi tokë nuk ka, valltare striptize në Greqi dhe jo që nuk e përgënjeshtron, nuk e hedh në gjyq gazetën që i thotë, se ia ka filmin ajo, po përgjigjet me Thecerin, kurse kjo thotë bëni vetingun, se unë vodha se më lejoi vetingu?- tha Berisha.

Share This Video


Download

  
Report form