ELBASAN - Zgjedhjet për delegatët e kongresit të Partisë Socialiste kanë kaluar me përplasje qëndrimesh në Elbasan. Dy deputetët socialistë Taulant Balla dhe Ben Blushi janë përfshirë në një debat në prani të anëtarësisë gjatë procesit të zgjedhjeve. Blushi akuzoi Ballën se ka manipuluar listën e anëtarësisë, ka paracaktuar delegatët duke shkruar edhe më tej me deklaratat: se mes kandidatëve ka persona me rekorde kriminale. Sipas Blushit as anëtarësia e PS-së nuk është lajmëruar të votojë. Kolegu Balla përgënjeshtroi pretendimet e Blushit duke thënë se për këtë proces është bërë punë e madhe nga ana e strukturave. Balla iu kundërpërgjigj duke i thënë Blushit se e ka kthyer partinë në turizëm ku vjen një herë në dy vjet.
Debatet mes tyre kanë vijuar, kur Blushi ju drejtua kolegut socialist se nuk duhej të ndodhej fare në Elbasan, por në Librazhd ku ai është zgjedhur deputet.
Më tej Blushi akuzoi Ballën se në listat për delegatë të Elbasanit figuron edhe kreu aktual i Këshillit të Qarkut, ish-deputetin e PS-së Bukurosh Stafa që në vitin 2007 bashkoi votat me Berishën për të zgjedhur Bamir Topin president.
Në konfliktin mes deputetëve janë përfshirë edhe anëtarësia e Partisë Socialiste, të cilët akuzuan deputetin Blushi se ka shkëputur marrëdhëniet me bazën dhe se ka dy vjet që nuk shkon në mbledhjet e organizatës.
Debatet
Blushi: Organizatat e socialistëve sipas statutit nuk kanë bërë propozime si organizatë.
Balla: Kush tha, po të lutem
Blushi: Taulant ti je deputeti i Librazhdit
Balla: Dakord mo dakord jam deputeti i qarkut Elbasan bashkë me ty
Blushi: Je deputet i Librazhdit
Balla: Në 2015 kamë kam mbledhur votat për Partinë Socialiste
Blushi: Mos japim spektakël këtu, shko në Librazhd edhe
Blushi: Është një proces relativisht i trukuar i zgjedhjes së delegatëve, janë njerëz të emëruar. Unë nuk e njoh listën e kandidatëve për delegatë por sigurisht që njoh përshembull një njeri, ky është i famshmi kryetari i qarkut të Elbasanit i cili ka luksin edhe të mos votohet.
Ky është një njeri i cili në vitin 2007 votoi kur ishte deputet votoi kandidaten e Saliut për deputet. Ky s'do jetë delegat për kongresin e Partisë Socialiste, disa deputet mes të cilëve dhe ky bukusht i Saliut votuan për presidentin e Sali Berishës.