Mbledhja e Asamblesë i shërbeu PS-së për të ndezur motorët elektoralë për zgjedhjet vendore të 2019-tës, një test i rëndësishëm për maxhorëncën qeverisëse. Rama paralajmëroi kryetarët aktualë të bashkive, duke ju vënë dy kushte për rikandidim, njëra prej të cilave reforma e ujit.
Sekretari i ri i përgjithshëm Taulant Balla, i cili për herë të parë drejtori një asamble të Partisë Socialiste, pas dorëheqjes së Gramoz Rucit, tha se do të kryhet një testim paraprak për të zgjedhurit aktualë socialistë.
?Në Agjendën Vjetore Politike ne kemi përcaktuar fillimin në pranverë të anketimeve për vlerësimin e përformancës së përfaqësuesve tanë në krye të bashkive, por edhe në këshillat bashkiakë.
Për askënd nuk do të ketë mbështetje dhe ?kreditim? të mbështetjes politike të Partisë Socialiste në rast se aleati ynë i vetëm ?qytetarët?, nuk do të japin dakordësinë për kandidaturat.
Të jemi të gjithë të qartë se në Zgjedhjet Lokale të vitit 2019, ne kemi vetëm një koalicionin, Aleancën me Qytetarët, përballë kemi një aleancë politikanësh që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë.