PS ja ndez motorët për zgjedhjet në parti, Balla tjetër mesazh PD së për Reformën Zgjedhore

Report TV 2019-09-07

Views 0

Asambleja e Partisë Socialiste në Elbasan ndezi motorët e zgjedhjeve të brendshme në parti. Procesi nisi nga Elbasani, ndërsa deri në fund të janarit të ardhshëm kur do të zhvillohet Kongresi i partisë do të zhvillohen zgjedhjet në cdo organizatë. Sekretari i përgjithshëm Taulant Balla shpall edhe objektivat, ndërsa duke u ndalur te reforma zgjedhore fton edhe njëherë PD-në për të vijuar punën për Kodin e ri Elektoral për zgjedhjet e 2021.

PD-ja ka dhënë sinjale dialogu për Reformën Zgjedhore, pasi Lulzim Basha deklaroi dy ditë më parë se opozita po përgatit një platformë kombëtare për daljen nga kriza, që fillon nga kjo reformë. Qeveria është e hapur për të nisur dialogun me opozitën dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR për të reformuar bazën ligjore të zgjedhjeve.

Share This Video


Download

  
Report form