Deputeti socialist, Ben Blushi shprehet kundër futjes së lëndëve fetare në sistemin arsimor. I ftuar te ?5 pyetje nga Babaramo? në Report Tv, Blushi theksoi se reforma në arsim duhet të bëhet për arsye të tjera.
Sipas tij, lëndët fetare janë një çështje e parëndësishme, pasi siç shprehet ai, shkolla nuk vuan nga mungesa e njohurive për fenë.
?Më duket e parëndësishme. Është shpejt të them e dëmshme. E para se nuk besoj se shkolla vuan, se nxënësit nuk kanë njohuri mbi fenë. E dyta nuk jemi një vend që e kemi akoma këtë shqetësim. Shkollat nuk vuajnë nga kjo gjë, vuajnë nga çështje të tjera dhe kjo nuk është një reformë. Shkolla ka nevojë për reformim për arsye të tjera. Kjo është totalisht jo thelbësore e cila po krijon një debat që reformon shkollat?, u shpreh Blushi.