Report TV - Rama: Ruzhdies i morën votat dhe e lanë me 2 gishta, ne japim legalizime

Report TV 2016-02-15

Views 3

FIER - Banorët e Zharrëzit në Fier kanë marrë në duar 500 lejet e para të legalizimeve falas, të munguara këto prej vitit 2005. Kryeministri Edi Rama në prani edhe të deputetit të Fierit Gramoz Ruçi, shpërndanë leje edhe në zonën e Rruzhdies, ku nuk lanë pas edhe akuzat për qeverinë e shkuar.

Sipas kreut të qevrisë, të djathtët vetëm i kanë kërkuar votat këtyre banorëve dhe nuki kanë ofruar asnjë shërbim.

"Rruzhdia e famshme ku i kanë marrë votat sa herë e si kanë dashur, nuk kanë dhënë asnjë leje legalizimit. Thjesht merrnin votat, por shërbimet nuk ja bënin, njësoj si bathoren e zonat që thonin: "Ne këta i kemi në xhep. Po ti japim legalizimet, i japim drita, i rritet mendja e nuk vinë pas nesh, më mirë i lëmë në derexhe dhe i mbajmë në ajër me dy gishta. Më vjen shumë mirë që Partia Demokratike, qeveria e vjetër vetëdiskretitohet çdo ditë, duke i trajtuar shqiptarët si të ishin budallenj apo dele. Ndërkohë që ata flasin për legalizimet që nuk po bëhen, janë 42 mijë familje që sot i kanë lejet e legalizimit në dorë dhe hap pas hapi po marrin tapitë në hipotekë. Janë dhjetëra mijëra të tjera që do të vazhdojnë t?i marrin gjatë këtij viti dhe këta janë njerëz që shohin dhe dëgjojnë", - tha Rama.

Duke shkëmbyer batuta me banorët e pranishëm për të marrë legalizimet, Rama u shpreh: "Nëse themi fjalë të mira për PS, të mos ndjehen keq ata demokratë që janë këtu, taksirat e kanë e prisnin nga Saliu por po ja japim ne lejen. Votën ata t?ia japin kujt të duan. Po të mos ishte PS do rrinit me sytë nga qielli dhe gishta përpjetë"

Nga Zharrësi i fierit ai premtoi modernizimin e shërbimit të hipotekës, që, sipas tij, shpesh është kthyer në çështje favoresh. Për disa prona sipas shefit të qeverisë po ribëhet leja e legalizimit për shkak të mbivendosjeve të hartave.

"E vërteta është që 190 leje nga 234 që i dha këtu qeveria e vjetër janë kthyer mbrapsht, sepse rezultojnë me mbivendosje hartash në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive. Edhe këto jemi ne që po i ribëjmë nga fillimi dhe do t?ua zgjidhim problemin edhe atyre që qeveria e vjetër, Partia Demokratike, u la në dorë një shaban-tapi pa pikë vlere.", u shpreh kryeministri.

Legalizimi i këtyre banesave u realizua pas një pune intensive 18 mujore, gjatë së cilës ekspertët e ALUZNI-t punuan vazhdimisht në terren, duke realizuar matje dhe përgatitur dosjet përkatëse. Falë kësaj pune intensive u futën në proces legalizimi edhe 1 500 ndërtime që nuk ishin përfshirë në këtë proces.

?Në thelb të bashkëpunimit qëndron qeveria, është ajo që bën koordinimin midis institucioneve, për të mos krijuar probleme dhe që të mos ketë mospërputhje?, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i ALUZNI-t, Artan Lame.

Share This Video


Download

  
Report form