2 financierë në gjyq! Lanë 65 mijë vetë pa ujë, dhe morën 19 mln lekë

Report TV 2015-08-22

Views 4

Prokuroria e Matit konkludon hetimet dhe dërgon dosjen në gjykatë për skandalin me ndërtimin e Ujësjellësit të Matit, ku pavarësisht investimit rreth 19 milionë lekë të reja, për 65 mijë banorët situata e furnizimit me ujë mbetet skandaloze. Prokuroria ka dërguar të pandehur në gjykatë Besim Suçin, ish-shefi i Financave për 11 vite rresht, nga viti 1997 deri në vitin 2008 si dhe Saimir Ruçin, edhe ky ish shef-Financash nga viti 2008 deri në vitin 2013. Hetimi erdhi pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili zbuloi dëmin e shkaktuar në vlerën e 18.5 mln lekëve të rinj. Kjo shumë financiare ishte deklaruar si e përdorur për investime në ujësjellës, por u konstatua se nuk është realizuar asnjë përmirësim i rrjetit të ujësjellësit, siç janë nxjerrje të materialeve nga magazina, të cilat nuk kanë shkuar për ujësjellësin, por u janë shituar kompanive private të ndërtimit. Për këtë shkak, situata në cilësinë e rrjetit të furnizimit me ujë të rreth 65.000 banorëve të rrethit Mat (ku përfshihen Burreli, Klosi dhe 10 komuna) është e rënduar. Depozitat e ujit të pijshëm janë të hapura dhe tubacionet të ndryshkura, të cilat rrezikojnë seriozisht shëndetin e banorëve.

Share This Video


Download

  
Report form