http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
660 milionë euro është kostoja qe kane ne buxhetin e shtetit koncesionet e dhëna nga qeveria Rama. Për te ndare ketë shqetësim, demokratja Jorida Tabaku ka dale para gazetareve, duke theksuar se kabineti qeveritar ne këto 900 qe drejton vendin po abuzon me koncesionet.?Por nëse ka një informacion që ne duam të mbetet sot është që; 660 milionë euro për 900 ditë të koncensionuara përveç atyre që janë në proces, ose 220 euro për çdo qytetar shqiptar, janë kosto shtesë që do të dalë nga xhepat e tyre në vitet e ardhshme për të kompensuar këtë humbje që ka në buxhetin e shtetit.?Deputetja e PD Tabaku ka përdorur si argument ne tezen e saj kundër koncesioneve edhe nje raport te FMN te majit 2015, ku ngrihet shqetësimi per partneritetin publik-privat, si risku me i madh qe mund te ekzistoje për buxhetin e shtetit.?Rrisk, i cili ka pasoja sepse të gjitha këto janë pasoja që të mbarten nesër në buxhete, për 10 vitet e ardhshme, 25 -30 vitet e ardhshme, për sa kohë do të jetë partneriteti publik-privat dhe shqetësimi kryesor është që shumica e partneriteteve publike-private ndodhin në sektorin e infrastrukturës, siç janë energjia, transporti, uji, kanalizimet dhe telekomi. Por në rastin e Shqipërisë po ndodh edhe në sektorët e butë, siç është shëndetësia dhe sigurisht që ky është një rrisk shumë i madh. Në qoftë se në 20 koncesione për të cilat ne po flasim, 9 i ka vetëm shëndetësia, duke ditur situatën dramatike, në të cilën është shëndetësia dhe sa nevojë ka për investime në shëndetësi sigurisht që kjo është një kosto shumë e madhe për buxhetin e shtetit?.Dhe Tabaku sqaron edhe se cfare do te ndodhe me koncesionet ditën qe PD vjen ne pushtet.?Sigurisht që këto do të kalojnë në analizë, do të kalojnë në një skanim nga ekspertët e PD-së dhe nga ana e PD-së për të vlerësuar të gjitha shqetësimet që ne kemi ngritur dhe sigurisht për të vazhduar me procedurat ligjore për të ndërprerë të gjitha ato koncesione që ne i konsiderojmë, së pari korruptive dhe së dyti në shkelje të ligjit.?Denoncimi i koncesioneve prej 2 vjetësh ka zëne pjesën qendrore te aksionit opozitar, pasi per PD koncesionet jane dhëne ne mënyre korruptive dhe qytetaret nuk kane përfituar përmirësim te shërbimeve.