Report TV - PR çon në kushtetuese 'pronat' Madhi: Të pezullohet hyrja në fuqi

Report TV 2016-02-09

Views 2

Partia republikane i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar rrëzimin e ligjit të pronave që u miratua dy javë më parë në parlament e që një ditë më parë u botua në fletoren zyrtare. Përfaqësuesi ligjor i PR, nënkryetari Arian Madhi tha gjatë një interviste për Report TV se ligji është në shkelje me kushtetutën dhe me parimet e gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut.

Republikanët parashtrojnë në kërkesën e tyre edhe pezullimin e hyrjes në fuqi të ligjit deri në momentin që gjykata kushtetuese të shprehet për këtë çështje.

"Modeli i kërkesës sonë pranë Gjykatës Kushtetuese në rradhë të parë është shfuqëzimi tërësisht i ligjit sepse është një ligj i cili bie ndesh me parimet themelore kushtetuese për të drejtat dhe liritë e njeriut, bie ndesh me standardet ndërkombëtare, ato të vendosura kryesisht edhe me vendime të formës së prerë të gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut"- tha Madhi

?Ligji i pronave i miratuar në parlament, është kundërshtuar edhe nga shoqata e ish pronarëve të cilët po hartojnë kërkesën ankimore për tiu drejtuar gjykatës kushtetuese për mos lejimin e hyrjes në fuqi të këtij ligji që sipas tyre cënon të drejtat mbi pronën.

?Ligji hyn 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare, pra ditën e 16-të do të thotë që agjencia e trajtimit të pronave mund të ndërmarrë çdo veprim që autorizon ligji për këtë arsye ne i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që të mos të ndërmarri asnjë vendim, agjencia e trajtimit të pronave deri në shqyrtimin në themel ose pranimin e kërkesës sonë nga Gjykata Kushtetuese?-shprehet Madhi

Nga ana tjetër kreu i shtetit , i cili kishte një betejë me parlamentin pasi e ktheu për rishqyrtim ligjin , dekret i cili nuk u mor në konsideratë nga kuvendi , ka paralajmëruar se do ti drejtohet kushtetuese për këtë çështje. Burime zyrtare nga presidenca konfirmojnë për Report TV se ekspertët e ligjor të PD po hartojnë kërkesën ankimore për t?iu drejtuar gjykatës kushtetuese për këtë çështje.

Share This Video


Download

  
Report form