Report TV - Vjedhja e thesarit, prokurorët nuk paraqiten në gjyqin e elektriçistit

Report TV 2016-02-05

Views 3

Në një kohë që prokuroria vendosi të mbyll procesin ndaj ish guvernatorit Adrian Fullani duke mos bërë rekurs pafajësinë e tij në Gjykatën e Lartë, një tjetër proces zvarritet në Gjykatën Penale të Tiranës për mos paraqitje të prokurorëve në gjyq. Në një reagim për ReportTv ish elektricisti i bankës Ilir Dedja bën apel që ky gjykim mos zvarritet dhe të dalë e vërteta.

Ish elektricisti i bankës së Shqipërisë Ilir Dedja i akuzuar për shpërdorim detyre në skandalin e vjedhjes së thesarit i bën apel prokurorisë të mos zvarrisë procesin ndaj tij port ë paraqitet në gjykatë pasi prej një viti 14 seanca shtyhen.

Dedja po ashtu sqaron se inventari i gjëndjes fizike të parave për të cilat ai ka firmosur nuk është bërë në periudhën që përgjegjës ishte Ardian Bitraj tashmë i dënuar për vjedhjen por kur ky departament drejtohej nga Petrit Rramohitaj.

Pak ditë më parë prokuroria vendosi të mos dërgojë për rekurs në gjykatën e lartë pafajsinë për ish guvernatorin Adrian Fullani, ndërsa në këtë proces nga 14 seanca të shtyra 7 janë për mungesë të prokurorëve në gjyq.

Për avokatin e Ilir Dedjas, mungesa e prokurorëve në një proces që vetë ata kanë iniciaur tregon humbjen e interesit për këtë gjyq.

2 vite nga skandali i vjedhjes së 713 milion lekë nga thesari i bankës së shqipërisë pas hekurave qëndrojnë Ardian Bitraj e Mimoza Bruziaj, ndërsa në dyert e gjykatës ish guvernatori fitoi pafajsinë dhe proceset për ish vartësit e tij prej një viti zvarriten mes tyre dhe ajo për Elivar Golemin.

Share This Video


Download

  
Report form