Report TV - Nishani nuk publikon formularët për ambasadorët e prokurorët

Report TV 2016-05-24

Views 0

Kur kishte kaluar vetëm një ditë nga afati 15 ditor pas dorëzimit, për publikimin e formularëve të dekriminalizimit, PD doli në një deklaratë për shtyp ku sulmoi KQZ-në për shkelje afatesh dhe mbrojtjen e kriminelëve në politikë. Por tashmë kanë kaluar 20 ditë nga dorëzimi i tyre, dhe Presidenti i Republikës, përgjegjës për publikimin e formularëve të dekriminalizimit për një sërë aktorësh të rëndësishëm, gjyqtarë, prokurorë e ambasadorë, ende nuk publikuar asnjë formular për publikun.

Presidenti i Republikës është përgjegjës për administrimin dhe verifikimin e formularëve për: përfaqësuesit e plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare; Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit; Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universiteteve;

Share This Video


Download

  
Report form