Report TV - Vjedhja e thesarit, Sejko: Nuk kam dijeni për raport sekret nga KLSH

Report TV 2016-09-25

Views 12

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka reaguar pas raportit sekret të publikuar nga Shqiptarja.com ku vjedhja nga thesari nuk ishte 713 milionë Lekë, por 21 milionë euro.

Guvernatori i BSH shprehet se nuk ka asnjë dijeni për raportin sekret të publikuar sot ku shuma e vjedhur është 21 milionë euro.

"Nuk kam asnjë informacion, edhe vetë raporti i KLSH ka konfirmuar këtë shifër, 713 mln lekë, unë nuk jam inventarizues, por duke iu referuar një grupi të madh pune që e kanë konfirmuar këtë shifër.

Ne e kemi konfirmuar në mënyrë të vazhdueshme dhe në fillim që shuma e vjedhur është ajo që ka qenë, por kjo jo vetëm si pasojë e inventarizimeve të kryera, por edhe si rezultat e inventareve që është konfirmuar edhe më pas.

Është konfirmuar edhe nga auditorë të jashtëm edhe nga FMN dhe FSVC. Kjo shifër është e konfirmuar në disa inventare.

Çdo spekulim do të prishte imazhin e Bankës së Shqipërisë' u shpreh ai.

Edhe përsa i përket skemës së përdorur për vjedhjen në thesar, ku sipas raportit është bërë nëpërmjet bankave të nivelit te dytë në bashkëpunim me punonjës të thesarit dhe Bankës së Shqipërisë duke bërë procesverbale fiktive, sikur kishin dorëzuar para të vjetra të destinuara për shkatërrim, por në fakt nuk kishin dorëzuar shumat financiare, Sejko tha se nuk ka informacion.

"Nuk kam të qartë asnjë skemë që është përfolur, kjo është ndoshta një fantazi e shtypit.

Në raport me inventarizimin iu referova që shuma është ajo që është publikuar, nuk kemi asnjë informacion që ka pasur një skemë të tillë vjedhje që është publikuar në media. Unë nuk kam asnjë informacion si Guvernator"deklaroi ai.

Share This Video


Download

  
Report form