Report TV - Studimi:2 diga,Gjiknuri: Skavicën ta ndërtojë KESH,Katundin e Ri privati

Report TV 2016-02-04

Views 1

TIRANE- Ministria e Energjisë dhe Industrisë organizoi një tryezë me donatorët mbi potencialin e shfrytëzimit të Drinit të Zi. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Banka Botërore, Banka gjermane KfW, SECO, GIZ, EBRD, Bashkimi Evropian, Koperacioni Italian dhe UNDP.

Në tryezë u prezantua studimi i hartuar nga studio franceze Sogrea. Studimi është kryer në vitin 2009 me financimin e Bankës Botërore dhe për llogari të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Ky dokument shqyrton tre skema të mundshme të shfrytëzimit të potencialit gjenerues në Drinin e Zi.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, deklaroi se për rastin e Katundit të Ri që nuk ndikon në menaxhimin e Kaskadës aktuale të Drinit dhe nuk pengon projektin e Skavicës 395 apo 385, është vendosur që t?i jepet mundësia ta ndërtojë një operator privat. Aktualisht i është dhënë një bonus një bashkimi kompanish turke, të cilat kanë paraqitur një projekt dhe ofertë të pakërkuar për HEC Katund i Ri. Gara, e cila ende nuk është çelur për këtë koncesion, lejon mundësinë e pjesëmarrjes së çdo kompanie tjetër të interesuar për këtë projekt.

Ndërkaq, për rastin e Skavicës, sipas variantit ende në diskutim 395 apo 385, qeveria insiston në gjetjen e formave të financimit që këtë vepër ta realizojë Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.

Gjiknuri u kërkoi donatorëve që të asistonin qeverinë shqiptare për të studiuar dhe këshilluar format e financimit që do të ia mundësonin KESH-it të ishte administruesi i HEC Skavicës. Kjo vepër konsiderohet me ndikim në skemën e shfrytëzimit edhe të kaskadës aktuale të Drinit, HEC-eve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.

Ministri Gjiknuri tha se tanimë situata financiare e sektorit energjitik dhe vet kompanisë së prodhimit KESH po shkon drejt përmirësimit dhe do të ishte zgjidhja më e mirë që HEC Skavicën ta gjejë formën e financimit vet korporata.

Share This Video


Download

  
Report form