Report TV - Mbetjet spitalore asgjësohen nga shoqëri të pezulluara

Report TV 2016-01-31

Views 5

Mbetjet spitalore të cilat hidhen shpesh në lumenj, dëmtojnë çdo ditë shëndetin e shqiptarëve. Kompanitë private të cilat janë të licensuara, i hedhin këto mbetje në ambjente publike për shkak të kostos së lartë që ato kanë për t?u asgjësuar. Mes kompanive private të cilat janë të licensuara, ka edhe nga ato të cilat janë pezulluar nga Ministria e Mjedisit për shkak se kanë shkelur kushtet që parashikon ligji për mbetjet spitalore. Në vitin 2014 shoqëria private Euroteam është pezulluar me urdhër të Ministrit të Mjedisit Lefter Koka si dhe i është vendsour gjobë nga Inspektorati i Mjedisit. Sipas dokumentit të siguruar nga Report TV Euroteam nuk zbatoi lejen mjedisore të dhënë nga Ministria e Mjedisit. Por vetëm 2 muaj më vonë, shoqërisë Euroteam i rijepet leja mjedisore për të vazhduar me procesin e asgjësimit të mbetjeve spitalore. E njëta shoqëri private që sot asgjëson mbetjet ndryshon shpesh adresën se ku e kryen procesin e trajtimit të tyre. Siç mund ta shikoni nga dokumenti i regjistrimit në QKR, vetëm në janar të 2015-s, shoqëria Euroteam, ka ndryshuar dy herë adresën e asgjësimit të mbetjeve, metodë që përdoret shpesh për të mos u kontrolluar nga inspektorët e mjedisit dhe ministrisë së shëndetësisë.
Ndërkohë kompanitë e tjera që merren me asgjësimin e mbetjeve të kontaktura nga Report Tv u shprehën se të gjitha mbejtet spitalore i asgjësojnë, por të pyetur nëse ky proces mund të filmohet nga kamerat tona, administratorët u tërhoqën dukë thënë se përbën një rrezik për shëndetin.
Pavarisht se kompanitë e licensuara lidhin kontratë me spitalet private ose publike, një pjesë e tyre i hedhin mbetjet në ambjenet publike, për shkak të kosotos së lartë që duhet për ti asgjësuar, por nga ana tjetër dëmtojnë shëndetin e qytetarëve, pasi ato përfundojnë në lumenj por dhe në Detin Adriatik.
Mbetjet spitalore shkaktojnë infeskione, viruse por edhe sëmundjen AIDS

Share This Video


Download

  
Report form