http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbetjet spitalore mbeten ende nje rrezik për mjedisin. 260 institucione shëndetësore publike jane jashtë çdo kontrolli per përpunimin e mbetjeve te gjeneruara. Ministria e Mjedisit i kërkon autoriteteve shëndetësore, ndërhyrje urgjente per zgjidhjen e situatës. Përpunimi i mbetjeve spitalore sot behet nga 9 kompani private te licencuara enkas për kete proces. Këtë shërbim kane zgjedhur spitalet private, por edhe qendra spitalore ?Nene Tereza? e cila është gjeneruesi me i madh i mbetjeve. Kryeinspektori i mjedisit Ergys Agasi ka ndjekur nga afër procesin e trajtimit te mbeturinave spitalore, ne nje nga kompanitë qe i përpunojnë ato. Gjate aksionit te nisur nga Ministria e Mjedisit, do te verifikohet jo vetëm mënyra e trajtimit t te mbetjeve, por edhe transporti i tyre nga spitali ne vendin e përpunimit. Ne te gjithë vendin janë rreth 750 subjekte shëndetësore qe gjenerojne çdo vit 600 ton mbeturina te rrezikshme. Pas procesit te autoklavës, mbetjet hidhen ne Sharre apo venddepozitime te tjera.