A1 Report - Elbasan, nis pastrimi i perroit te Namazderes nga mbetjet urbane

Report TV 2015-08-21

Views 2

Pak ditë pasi "A1 Report" transmetoi pamjet e Përroit të Namazderes në qytetin e Elbasanit, i cili prej kohesh ishte mbushur me mbetje urbane, bashkia duket se ka vendosur të vërë dorë në të.

Nëpërmjet një firme private ka nisur puna për pastrimin e shtratit të përroit nga mbeturinat. Prej disa ditësh punëtorët e firmës së kontraktuar kanë grumbulluar mbetjet nëpër kontenierë, ndërkohë që sot po bëhet i mundur largimi i tyre nga përroi.

Përgjegjësi i firmës së pastrimit, Hysen Avdyli, thotë se tashmë përgjegjës për mirëmbajtjen e këtij përroi është vetë komuniteti.

Pastrimi i përroit të Namazderes është parë si një nevojë emergjente, për të shmangur rreziqet e ndonjë epidemie.

Share This Video


Download

  
Report form