Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka nisur puna për pastrimin nga rrëshqitjet që ndodhën në autostradën Elbasan-Tiranë në dhjetor të 2017. Punimet u inspektuan nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro, i cili tha se sipas kontratës së lidhur me kompaninë e cila do të kryejë punimet, ndërhyrja do të zgjasë për një periudhë prej 4 muajsh.
?Sot fillojmë rehabilitimin e rrëshqitjes këtu në Mamel. Ka kaluar kohë derisa buxheti u bë efektiv dhe sa u kryen të gjitha procedurat nga përgatitja e projektit deri në lidhjen e kontratës. Kemi një kontratë të lidhur me kompaninë dhe ka filluar puna. Është një rrëshqitje e cila sjell goxha problematikë në trafik. Në bashkëpunim me Policinë Rrugore do të bëhet menaxhimi i trafikut, për një periudhë prej 4 muajsh, e mjaftueshme për të kryer gjithë këtë stabilizim të rrëshqitjes?, u shpreh drejtori i ARRSH-së Qendro.
Në vlerësimin e tij, me rëndësi është që gjatë periudhës së ndërhyrjes të garantohet dhe siguria e kalimit të qytetarëve.
?Një rëndësi të veçantë ka siguria e kalueshmërisë në këtë segment. Kemi marrë të gjitha masat me kompaninë që kalueshmëria të jetë e sigurtë. Siç e shikoni dhe ju po merren dhe masa shtesë. Do të ketë një bashkëpunim të ngushtë mes Autoritetit Rrugor, Policisë Rrugore dhe Drejtorisë së Policisë së Elbasanit. Është një projekt me gjysëm tunel siç e kemi deklaruar dhe më përpara. Një projekt që I jep zgjidhje kësaj rrëshqitjeje duke stabilizuar dhe siguruar gjithë këtë skarpatë e cila ka hapur problem për një kohë shumë të gjatë?, nënvizoi Qendro.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nis-pastrimi-i-rreshqitjes-ne-autostraden-elbasan-tirane-do-zgjase-4-muaj