http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Realizimi i reformës në drejtësi është hapi më i madh që Shqipëria, do të hedhe në 25 vitet e fundit të demokracisë që mbështetet fuqishëm si nga Brukseli ashtu dhe nga Uashingtoni. Ky është qëndrimi që ambasadori amerikan Donald Lu, ka mbajtur në një intervistë për Zërin e Amerikës, një vit nga marrja e detyrës së tij në tiranë. Diplomati amerikan nënvizoi se reforma në drejtësi, do të hapë dhe dyert e BE-së për Tiranën zyrtare lidhur me procesin e anëtarësimit.Kam shumë besim se në vitin 2016, në pranverë 2016, Shqipëria do të ketë një reformë të thellë të gjyqësorit. Përse kam kaq shumë besim? Së pari, është mjaft e qartë se populli shqiptar e kërkon këtë reformë. Së dyti, Komisioni i Venecias ka folur qartë dhe me zë të lartë. Ata kanë thënë se kjo reformë është thelbësore për Shqipërinë dhe është e ngutshme. Bashkimi Evropian ka thënë se kjo reformë do t?i hapë dyert, dëshirës së Shqipërisë për bisedimet e anëtarësimit. Së fundi, kjo reformë ka mbështetjen e plotë dhe entuziaste të partnerit strategjik të Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Diplomati amerikan nënvizoi se Uashingtoni ka afruar asistencën e saj të drejtpërdrejtë për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit me qëllim luftën ndaj korrupsionit.Veç reformës në drejtësi, këtë vit kemi në plan edhe tri përparësi të tjera: të vazhdojmë të punojmë drejt realizimit të nismës për krijimin dhe trajnimin e një Byroje Kombëtare Hetimi, bazuar në FBI-në amerikane, përmes së cilës shqiptarët do të hetojnë rastet e korrupsionit. Së dyti, ne po bashkëpunojmë shumë afër me Ministrinë e Mbrojtjes dhe vendet e tjera të NATO-s, për të modernizuar format e armatosura të Shqipërisë, kryesisht disa njësi të rëndësishme të ushtrisë, që të shërbejnë krahas forcave të NATO-s kudo në botë. Dhe së fundmi ne jemi shumë të angazhuar për zhvillimin e sektorit të organizatave jo-qeveritare në Shqipëri dhe të shtypit të pavarur, që të shërbejnë si vëzhguese të abuzimeve nga qeveria ose opozita.Donald Lu u ndal dhe te miratimi i ligjit për dekriminalizimin, duke e vlerësuar atë si tepër pozitiv. Sipas tij, ky ligj do të frenojë korrupsionin, pasi do të parandalojë që biznesmen dhe persona të tjerë me precedent kriminale të bëhen pjesë e politikes, për të shfrytëzuar më pas këtë pushtet në funksion të interesave të tyre.