http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas Komisionit të Sigurisë, ministri i brendshëm debatoi me deputetët e opozitës për draftin e masave shtesë të sigurisë publike edhe në komisionin e ligjeve. Por opozita nuk i kurseu akuzat. Deputetit Eduard Halimi tha se siguria po i jepet me koncesion qytetarëve, të cilët krahas taksave duhet të paguajnë për shërbimet e policisë. Deputeti i PD Gent Strazimiri tha se në koncept projektligji është i nevojshëm, por problemin e sigurisë në vend nuk e zgjidhin kamerat. Në mbyllje, pas debatit nuk munguan as lapsuset e batutat. Drafti i depozituar në Kuvend parashikon që çdo biznes, i cili ka mbi 50 punonjës apo frekuentues, duhet të vendose kamera sigurie me rezolucion të lartë. Po ashtu, kamera do të kenë autobusët, taksitë, shkollat por edhe ambientet publike parqet e lojërave, si dhe pallatet në të cilat jetojnë persona me precedentë të rëndë penalë. Sipas projektligjit, të gjithë subjektet kanë afat 30 ditë për të vendosur masat shtesë të sigurisë, të cilat miratohen nga komisariati i zonës.