http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse flasim per sigurinë ne pune, ne thjesht përkufizojmë profesione te vështira siç mund te jene minatorët apo punonjësit e naftës. Por ne fakt secilit nga ne i ndikon puna qe ben ne shëndet. Per këtë arsye çdo kompani duhet te këtë ekspertin e vet qe mat këtë ndikim e ne rast se punonjësve u ndodh nje aksident qe nuk është parashikuar si risk, ai rrezikon nga gjobe deri ne ndjekje penale. Vlerësimet do te kalojnë edhe përmes qendrës se licencimit, qe te vendose per dhënien ose jo te licencave kompanive. Ndryshimet ne projektligjin e sigurisë ne pune u miratuan nga Komisioni i Shendetesise dhe Çështjeve Sociale.