Vritet biznesmeni në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-23

Views 14

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekzekutohet në mënyrë mafioze mëngjesin e kësaj të shtune një biznesmen në qytetin e Vlorës. Viktimë e atentatit ishte 52-vjeçari Hyqmet Nexhipi, banues në qytetin bregdetar, i cili dyshohet se është vrarë me automatik, brenda në automjetin të tij, tip Honda. Nexhipi ishte pronar i një anijeje peshkimi me emrin ?Drita?, dhe në momentin e atentatit, mendohet se ai ka qenë në lëvizje e sipër për të shkuar në shtëpi. Ekzekutimi u krye në vendin e quajtur ?Karburant Vola?, pranë rrugës ?Trans-ballkanike?, ndërsa 52-vjeçari, u gjet i pa jetë nga kalimtarë të rastit brenda në makinë, të cilët njoftuan uniformat blu. Menjëherë pas vrasjes së Biznesmenit, Hyqmet Nexhipi, vetëm 2 kilometra larg vendit të krimit, në lagjen ?24 Maj,? policia ka gjetur një automjet të djegur tip ?Benz?, me targa te Durrësit. Sipas ekspertëve të Krimeve Kundër Personit, dyshohet se automjet i djegur rezultonte i vjedhur brenda territorit shqiptar, rreth 1 muaj më parë. Në vendngjarje, u sekuestruan 2 gëzhoja automatiku, model 56. Pista e hetimit mbetet ende mister për blutë e Vlorës, por nuk përjashtohet mundësia që ekzekutimi të jetë kryer për shkak të konkurrencës në biznes.

Share This Video


Download

  
Report form