http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një atentat të pastër mafioz është ekzekutuar me katër plumba një 40-vjeçar në qytetin e Durrësit. Plaurent Cani ishte biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit. Mëngjesin e kësaj të hëne 40-vjeçari ka qenë duke pirë kafe në lokalin pranë objektit që po ndërtonte në zonën që njihet si "Kali i Trojës" në plazhin e Durrësi. Dy persona me motor kanë pritur momentin kur Cani është ngritur për të dalë nga lokali dhe kanë shkrehur 14 plumba 2 prej të cilëve kanë prekur viktimën në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe dy të tjerë në trup. Policia ka marrë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që ka ngritur postblloqe të rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit për të ndaluar vrasësit. Pistat e para të hetimit janë konfliktet e mundshme personale të ndërtuesit 40-vjeçar dhe mosmarrëveshjet e mundshme që mund të lidhen me truallin ku ai po ndërtonte. Tre orë më pas në qytetin e Bulqizës u vra një person dhe u plagos një tjetër . Viktima Qerim Marku 44 vjec ka qenë në një servis në rrugën e spitalit të qytetit kur nga një tjetër automjet që hyri në servis u qëllua me breshëri. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur edhe 50-vjeçari Fehmi Smeli që gjendej në vendngjarje rastësisht. Smeli është nisur me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima Qerim Marku ka qenë objektiv edhe i një tjetër atentati në fillim të këtij viti prej të cilit shpëtoi mrekullisht. Policia e Bulqizës nuk ka bërë të ditura pistat e hetimit për vrasjen e Markut ndërsa ka ngritur postblloqe për ndalimin e autorëve.