http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu si vendet e tjera te Ballkanit, edhe Shqipëria do te preket nga i ftohti ekstrem. Ulja e temperaturave ka nisur qe ketë fundjave. I gjithë territori i vendit është nen ndikimin e masave te ftohta. Sipas parashikimeve te institutit te gjeoshkencave e shtuna mbizotërohet nga reshje te dendura shiu, kryesisht ne jug te vendit. Ndërsa ne zonat ne lartësi mbi 800 metër ka reshje dëbore. Sasia e dëborës parashikohet mbi 30 cm. Ne veri dhe juglindje reshjet e dëborës kane nisur qe herët ne mëngjes, ndërsa pjesa tjetër e vendit është përfshire nga shirat. Edhe temperaturat do te ulen ndjeshëm. Ne zonat malore, termometri do te shkoje minus 3 grade. Rrugët nacionale janë te hapura, ndërsa ato ne zonat e thella ne veri dhe juglindje kalohen me zinxhirë. Sipas informacioneve nga Autoriteti i Rrugëve mjetet borëpastruese dhe ato te hedhjes se kripës jane ne gatishmëri. Dita e diele piritet te jete me e ftohte. Por fillimi i javës parashikohet me temperaturat ekstreme dhe i gjuhe vendi nen ngrica. -15 grade do te regjistroje termometri ne zonat malore, ne Tirane -8, ndërsa ne zonat bregdetare -4. I ftohti i acarte parashikohet te zgjasë deri ne datën 21 janar, ku me pas pritet një rritje e temperaturave.