Hapet rruga Elbasan - Librazhd - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-08

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është hapur pas shumë orësh bllokimi, aksi kombëtar Elbasan - Librazhd, që lidh kryeqytetin e vendit me gjithë zonën juglindore. Mëngjesin e kësaj të premteje masivi i dheut qe bllokoi kalimin në afërsi të Xibrakës është pastruar duke lehtësuar qarkullimin e mjeteve. Por si të mos mjaftonte vetëm kjo, prurjet e shumta të lumit Shkumbin kanë dëmtuar dhe shembur pjesën e Argjinaturës me një distancë rreth 100 metra. Për të shmangur aksidentet kalimi bëhet vetëm me një korsi, ndërsa janë marrë masat për vendosjen e sinjalistikës dhe nga shërbimet e policisë rrugore për menaxhimin e trafikut. Drejtoria e policisë vendore në Elbasani u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes me shpejtësinë në këtë aks rrugor. Në gatishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punëtorë, për çdo rënie materialesh në rrugë.

Share This Video


Download

  
Report form