http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zekeria Ramadani është zyrtarisht trajneri i Flamurtarit. Shqiptari i Maqedonisë ka nënshkruar nje kontrate deri ne fund te sezonit me klubin vlonjat me opsion edhe për nje sezon tjetër. Objektivi, largimi i skuadrës nga zona e ftohte e rënies nga kategoria dhe fitimi i Kupës se Republikës. 37 vjeçari Ramadani është nje emër i njohur ne futbollin shqiptar. Ai ka mbrojtur 7 here ngjyrat e Kombëtares se Maqedonisë, ndërsa si futbollist ka luajtur edhe ne kampionatin shqiptar me Besën dhe Flamurtarin, ku mbylli edhe karrierën. Si trajner, eksperienca e tij e pare ishte me Fc Shkupin qe pas shume kohesh e ngjiti ne kategorinë e pare te Maqedonisë.