Trajneri i ri i kombëtares, pranë zyrtarizmit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-18

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse pothuajse te gjithë janë te bindur deri ne Itali, se Kristian Panuci do te jete trajneri i ardhshëm i Kombëtares Shqiptare te Futbollit, presidenti i FSHF ka devijuar përsëri përpara medias, duke u shprehur se jane shume afër përfundimit te procesit. Sipas tij, përzgjedhja ka qene shume e vështire, pasi kane qene shume kandidate te mire dhe serioze.Deklarata e kreut te institucionit u be gjate mbledhjes se FSHF me klubet per krijimin e ligës profesioniste te futbollit, diçka shume e vonuar ne Shqipëri. Sot u firmos nje memorandum mirëkuptimi mes klubeve per axhenden apo hapat qe përcaktohen deri ne krimin e ligës. Sipas Dukes nuk pati asnjë kundërshtim, ndërsa klubet qe mungonin nuk kane arsye objektive. Liga profesioniste është nje organizëm qe bashkon interesat e klubeve ne gara. Duke u bashkuar ato do te promovojnë produktin e tyre dhe rrisin kualitetin.

Share This Video


Download

  
Report form