http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Flamurtari ka prezantuar zyrtarisht teknikun e ri Ernestino Ramella, i cili do te drejtoje klubin vlonjat deri ne përfundim te sezonit futbollistik. Ne krah te italianit i cili ka patur disa eksperienca ne serine B, C1 dhe C2, por edhe ne Zvicër e Meksike do te jete patriotit i tij si asistent Paolo Doto. Ne deklaratën e tij te pare për mediat Ramella qe zëvendëson ne këtë detyre Ernest Gjoken te shkarkuar për rezultate te dobëta ka premtuar kupat evropiane duke lënë mënjane objektivin e fillim sezonit titullin kampion. Ndërkohe presidenti i flamurtarit u shpreh se kandidatura e Rameles ishte me e mira nga 8 emra te gatshëm per te drejtuar skuadrën. Tekniku italian do te debutoje ne pankinen e e flamurtarit ditën e diele ne fier ndaj Apolonisë ne ndeshjen e vlefshme per javën e 12 te superliges. Futbollistet duken ne gjendje te mire . ne do te japim maksimumin me flamurtarin dhe shpresojmë qe ne përfundim te sezonit te arrijmë kupat e Evropës.