15 mld lekë më pak në buxhet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne arkën e shtetit mungojnë plot 15 miliard leke, per përudhen 11 mujore. Ky mosrealizim vjen pas rishikimit te qe ju be buxhetit me ulje ne vëren e këtij viti. Akciza vijon te jete taksa qe nuk mblidhet, e konkretisht akciza e duhanit. Zyrtarisht ky mosrealizim vjen si pasoje e rënies se çmimeve ne tregjet ndërkombëtare, por ne fakt ne treg nuk është reflektuar rënie e konsumit, duke shtuar dyshimet për kontrabande. Nga ana tjetër edhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, taksa qe mat qarkullimin ekonomik, ne vend, nuk ka njohur rritje. Kjo tendence argumentohet edhe me rënien e importimit te energjisë, cigareve apo edhe uljen e çmimit te karburantit. Paralelisht me ketë situate, edhe zëri i shpenzimeve ka rezultuar me mosrealizim me rreth 31 mld leke. Ministria e Financave pranon se investimet kapitale nuk janë realizuar ne masën e programuar dhe shkak per ketë është vonesa ne procesin e tenderimit. Ndërsa ecuri me te mire kane patur shpenzime korente qe përfshijnë dietat, udhëtimet dhe shërbimet ne ministri. Kjo ecuri se bashku edhe me pritshmërie e mbylljes se muajit dhjetor, detyroi ministrinë qe te rishikoje për here te trete buxhetin, nëpërmjet aktit normativ.

Share This Video


Download

  
Report form