Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhjetëra rapsodë të vjetër lezhianë, përpiqen të ruajnë trashëgiminë shpirtërore duke mbajtur gjallë traditën.
Përmes tingujve të çiftelisë, cdo mbrëmje përformojnë në një zonë periferike të Lezhës, duke tërhequr vëmendjen me pasionin e tyre.
Lezhe- Të mbledhur rreth sofrës, në një lokal në periferi të Lezhës, rapsodë dhe instrumentistë të zonës, mbajnë gjallë traditën përmes këngëve të folklorit.
Besnikë të traditave, dinë të tërheqin vëmendjen, ndërsa mbrëmjeve i bashkohet dhe deputeti më i përfolur i Parlamentit, Eduard Ndocaj.
Këta artistë i bashkon muzika, për të cilën thonë se do ta vazhdojnë sa të kenë jeten.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/permes-tingujve-te-ciftelise-rapsodet-mbajne-gjalle-traditen/