Ora News – Angelo Massafra: Buka nuk sigurohet përmes kultivimit të kanabisit

Ora News Lajme 2017-02-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Kishës Katolike Shqiptare në Shkodër, imzot Angelo Massafra ka kërkuar nga besimtarët e krishterë të mos kërkojnë sigurimin e bukës përmes kultivimit të bimëve narkotike, apo formave të tjera të ndaluara.
Massafra: Buka që fitohet me djersë është buka më e shijshme. Po ti o vëlla, o motër që fiton paret me rrugë të shtrembëra .
E keqja po sjell vetëm fatkeqësi në vendin tonë, prandaj t?i themi ndal asaj dhe shteti të kryejë detyrën e vet tha imzot Massafra gjatë meshës së shenjte ku mbylli ?vitin e mëshirës? të shpallur nga Papa Françesku.
Massafra: Sa vrasje janë duke ndodhur sot dhe do të kemi ende, nëse nuk e kthejmë kete te zoti, te e mira. Unë nuk them të mos mungojë buka. Të shtohet buka, të shtohet puna, shteti apo kush ka përgjegjësinë të na ndihmojë, dinjiteti është për njeriun.
Ai kërkoi gjithashtu t?i qëndrohet larg profetëve të rremë, apo sekteve të ndryshme fetare që nxjerrin njeriu nga rruga e besimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/imzot-angelo-massafra-buka-nuk-sigurohet-permes-kultivimit-te-kanabisit/

Share This Video


Download

  
Report form